Olivier Giroud do të mbahet mend për gola spektakolarë te Arsenali, por sulmuesi francez në kaq vjet me fanelën e “Topçinjve” nuk ia ka dalë të hyjë në historinë e klubit.
Futbollisti transalpin është bërë këtë fund janari objekti i një transferimi surprizë brenda të njëjtit qytet, duke kaluar te rivalët e Chelsea.
Blutë e trajnerit Konte kanë pranuar të paguajnë 18 milionë paund për futbollistin që do të shtojë zgjedhjet në repartin ofensiv.
klubet e Londrës ishin në bisedime prej një jave por vetëm mbrëmjen e kësaj të marte Arsenali pranoi që ta dorëzonte në ekipin e Stamford Bridge, falë edhe negociatave pozitive me sulmuesin Pierre Emerick Aubameyang.
Ky i fundit zbarkoi në Londër për vizitat mjekësore me Arsenalin, ndërsa marrëveshjet shkaktuan një efekt domino edhe për të tjerë.
Miçi Batshuayi nuk e bindi dot trajnerin konte që ta mbante të paktën deri në qershor, pavarësisht golave në FA Cup. Sulmuesi do të huazohet te Borusia Dortmund me shpresën se do të ëndërrojë në Bundesliga, në rast se bind me gola në ekipin e Signal Iduna Park.
Top Channel