Recetë- Biftek gici me fara pishe, fara kungulli dhe verë të kuqe

31/01/2018 12:27

Kuzhinieri Bedri Llanaj përgatit për emisionin “Në Shtëpinë Tonë” biftek gici me fara pishe, kungulli dhe verë të kuqe.

Përbërësit për këtë recetë janë:
Mish gici 180 gramë
Një gotë verë të kuqe 70ml
Fara pishe 50 gr
Fara kungulli të qëruara 50 gr
Vaj ulliri 30 ml
Gjalpë 30 gr
Dy gjethe dafine
Krip 7 gr

Përgatitja:
Fillimisht prehet mishi në dy pjesë, vendoset tigani në zjarr, shtojmë në tigan një masë 30 gramë gjalpë dhe vajin e ullirit.

Vaji së bashku me gjalpin shkrihet dhe ky bashkim bëhet që gjalpi mos të digjet. Më pas hedhim biftekun e gicit dhe e skuqim mirë nga të dyja anët.

Pas skuqjes së mishit, shtojmë verën e kuqe për ta shuar dhe për ti dhënë një shije të mirë. Pastaj shtojmë dhe farat e pishës të cilat kanë vlera të larta ushqimore, më pas shtojmë dhe farat e qëruara të kungullit dhe gjethet e dafinës.

Të gjitha së bashku i lëmë derisa lëngu të bëhet kremoz dhe më pas shtojmë dhe kripën.
Në fund i vendosim në një pjatë për servirje ku në atë pjatë janë të vendosura dhe disa fara pishe, fara kungulli dhe në një enë të vogël hedhim salcën e përftuar nga lëngu i mishit.

Ju faleminderit!

Top Channel