Një sekondë për ta pastruar çatinë me borë (VIDEO)

31/01/2018 09:16

Tradita e vjetër e samurajve “një goditje me shpatë, një i vrarë” vazhdon ende në Japoni, pavarësisht se luftëtarët legjendarë nuk janë më.

Megjithatë, këtë herë armiku ishte një mal me borë dhe akull, ndërsa arma e përdorur një shkop i thjeshtë.

Kjo nuk zbeh aspak faktin që këtij pasardhësi të denjë të samurajve në qytetin Gifu, i mjaftoi një goditje me shkop për të rrëzuar një sasi kolosale akulli dhe bore nga çatia e shtëpisë së tij.

Veç demostrimit të artit të vjetër, gjithashtu një këshillë praktike për të kursyer kohë në pastrimin e shtëpisë nga bora.

Megjithatë, për të qenë plotësisht i ndershëm, i riu japonez tregoi se kishte bërë dy goditje praktike para asaj vendimtare, diçka që nuk ndikoi aspak te numri i madh i komenteve dhe shikimeve të videos në mediet sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA