Kylie Jenner do të donte që babai i fëmijës të ishte ish partneri
31/01/2018 10:30
Pas shumë përpjekjeve për të fshehur shtatëzaninë e saj, Kylie Jenner, më në fund ka pranuar që është në pritje të ëmbël me partnerin e saj Travis Scott.
Por duket se një gjë e tillë nuk e ka lumturuar bukuroshen 20-vjeçare, e cila sipas “Hollywood Life” do të donte që në fakt fëmija të ishte i ish partnerit të saj Tyga.
Mediat rozë shkruajnë se partneri aktual i Kylie Jenner, Travis Scott, nuk ka qenë shumë prezent gjatë shtatzanisë së saj, gjë që rrit dyshimet se marrëdhënia midis tyre mund të ketë vështrirësi.
Top Channel