Tirana këtë sezon edhe pse ndodhen në Kategorinë e Parë po tregon se është një skuadër e denjë për Superiore.
Por ndërsa triumfoi në fillimin e sezonit në Superkupën e Shqipërisë ndaj kampionëve të Kukësit, këtë herë fitorja i ka ikur nga duart në minutat e fundit të takimit në “Selman Stërmasi” ndaj kuksianëve, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Sentamu ishte autori i golit për kryeqytetasit, duke realizuar me kokë pas një harkimi të Kërçikut nga ana e djathtë, në minutën e 40. Ndërkohë, kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Guri barazoi rezultatin për Kukësin, duke bërë që gjithçka të vendoset tashmë në ndeshjen e kthimit.
Ndërkohë në çerekfinalen tjetër, Flamurtari fitoi minimalisht 1-0 ndaj Partizanit, me një gol të realizuar nga Danilo Alvesh, i cili përfiton nga një gafë e portierit Alban Hoxha dhe lëshon një predhë nga jashtë zone duke realizuar golin e vetëm të takimit.
Top Channel