Khloe Kardashian humbet “fëmijën” e saj të parë

31/01/2018 17:15

Khloe Kardashian ka njohur fansat e saj me momentin e vështirë që po kalon.

Bukuroshja ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram në të cilën shkruan:

“Mbrëmjen e kaluar Gabbana ime e ëmbël ndërroi jetë. Ajo ishte më shumë sesa një kafshë, ajo ishte fëmija im i parë, shoqëruesja dhe mikja ime. Ajo ishte e mrekullueshme duke u siguruar që unë kurrë të mos isha e vetmuar edhe gjatë kohës që isha vetëm. Shtëpia nuk do të jetë më kurrë e njëjtë. Unë nuk e kisha menduar kurrë që do të isha e shkatërruar nga humbja e një qeni, por 14 vjet është një kohë shumë e gjatë së bashku. Ajo mbushi një rol të rëndësishëm në jetën time dhe unë do t’i jem përgjithmonë mirënjohëse. Të dua Goober! Do të të kujtoj përgjithmonë”,

Në foton e publikuar Khloe shfaqet duke përqafuar qenin e saj, Goober , me të cilin ka qëndruar për 14 vite.

Top Channel