Gjendet i vdekur aktori pas akuzave për pornografi

31/01/2018 14:11

Mark Salling, aktori i Glee, pas akuzave për posedim të materialeve pornografike për fëmijë, është gjendur i vdekur në afërsi të Los Angelos.

Sipas autoriteteve ende nuk dihet shkaku i vdekjes së aktorit, ndërkohë që avokati i tij në një deklatarë për mediat ka theksuar se ai ishte një njëri i qetë dhe me kreativitet të madh.

Tek Glee, Mark luante rolin e Noah Puckerman dhe në tetor të vitit të kaluar ai pranoi se ka përdorur një software për të fshehur adresën e tij IP për të shkarkuar fotografi pornografike fëmijësh, që hetuesit ia gjetën në vitin 2005.

Kontrolli i autoriteteve erdhi pas akuzave të bëra nga dikush që pretendonte se i kishte parë materialet e mbledhura nga Mark.

Top Channel