Reagimi i ashpër i trajnerit të Partizanit, Sulejman Starova, në mbyllje të ndeshjes së javës së shkuar me Flamurtarin, ndaj gjyqtarëve të takimit ka sjellë dhe reagimin e ashpër të Komisionit të Disiplinës.
Sulejman Starova, për sjellje antisportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Penalltia e dhënë në kohën shtesë në favor të Flamurtarit ka sjellë jo vetëm humbjen e takimit 1-0 për Partizanin, por edhe humbjen e kontrollit të trajnerit Starova ndaj gjyqtarëve.
Ndërkohë që arsyeja e një pezullimi maksimal ka ardhur për pasojë se Starova është konsideruar si përsëritës për reagime të tilla, pasi një rast i ngjashëm ka qenë edhe në ndeshjen e vitit të shkuar në Kukës ndaj vendasve.
Gjithashtu, në vendimet e Komisionit të Disiplinës për javën e shkuar vihet re pezullimi i mbrojtësit të Skënderbeut, Marko Radas, me dy ndeshje pezullim për sjellje ofenduese dhe 100 mijë lekë gjobë.
Top Channel