Burrë e grua në të njëjtën skuadër

31/01/2018 12:02

Kishte deklaruar se aventura e tij te Monaco ishte drejt përfundimit, por klubi francez ka bërë një lëvizje “gjeniale” për të mos e lejuar këtë.

Mesfushori brazilian Fabinho flitet se po mendon për një sfidë të re, dhe për të janë interesuar Manchester United dhe Paris SG. Por vetëm dy ditë më parë, Monaco zyrtarizoi blerjen e gruas së tij, Rebeca Tavares, si një përpjekje për t’i mbushur mendjen lojtarit që të mos largohet. Sigurisht, ajo do të luajë në skuadrën e femrave. Një përpjekje e dëshpëruar për të mos humbur një tjetër yll të skuadrës.

Që prej fitimit të kampionatit francez, Monaco ka parë t’i ikin nga radhët e saj emra si Kylian Mbappe, Bernardo Silva, Benjamin Mendy dhe Tiemoue Bakayoko, megjithatë pritet për t’u parë se sa rezultative do të jetë kjo lëvizje e klubit të Principatës.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA