Aktorja e njohur konfirmon shtatzaninë

31/01/2018 14:26

Kirsten Dunst dhe Jesse Plemons janë çifti i cili sjell dy lajme të reja për fansat e tyre.

Edhe pse prej kohësh ata po përjetojnë një histori dashurie, duket se tashmë ka ardhur momenti i celebrimit por edhe sjellja në jetë i një fëmijë.

Aktorja bukuroshe ka zbuluar se është në pritje të ëmbël dhe këtë e ka bërë duke u shfaqur si imazhi i veshjeve Rodarte me barkun e rrumbullakosur.

Një konfirmim i tillë i aktores vjen pasi mediat për muaj me rradhë kanë shkruar për shtatzaninë e saj.

Top Channel