Tifozët e Interit nuk do të jetë aspak të kënaqur me fjalët e Jorge Sampaoli, trajnerit të kombëtares argjentinase, Mauro Icardi.
“I kam thënë atë që u them të gjithëve, të mos relaksohet dhe do të jetë pjesë e ekipit që do të luaj në Kupën e Botës. Ai ishte pranë bashkimit me Real Madridin dhe unë e di që ai është tunduar për t’u bashkuar me ta. Real Madrid po e monitorin atë”, u shpreh trajneri argjentinas.
Ndërkohë që përmes një postimi një dite më parë në Instagram, Icardi sugjeronte se mund të largohet së shpejti nga Interi. Raportime të ndryshme nga Argjentina pretendojnë se sulmuesi i Interit do t’i bashkohet Realit, por ende nuk ka asgjë zyrtare.
Ndërkohë për Higuain, Sampaoli u shpreh se: “Ai është tepër i angazhuar aktualisht, por akoma nuk e di nëse do të jetë pjesë e skuadrës. Ne e kemi një ide dhe nëse do e mendojmë si të nevojshme do ta thërrasim”.
Top Channel