Komisioni i Edukimit dhe Medias ka rrëzuar propozimin e Partisë Demokratike për tekste falas në arsimin parauniversitar për familjet në nevojë dhe për ata në diasporë, por propozimi do të kalojë për votim dhe në seancë plenare.
Kanë qenë 9 vota kundër të komisionit, që bën shumicën duke e hedhur poshtë këtë propozim në kuadër të ndryshimeve në ligjin “Për arsimin parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”.
“Le t’i bashkohemi kësaj nisme sepse nuk na shërben ne si opozitë, e kemi marrë si çështje për të investuar më shumë në arsimim. Kemi kërkuar në buxhet 5%, Ilir Beqja se 5% e kishit ju në program. Nëse ti vjen dhe thua që nisma tuaja në buxhet ishin qesharake dhe nuk përputheshin, nëse i hani premtimet se nuk ju duhen më, shëndetësia falas nuk ju duhet më, arsimimi 5% s’u duhet më, është tjetër gjë. Sot e ke 2.1%”, tha më herët kryetarja e komisionit, Albana Vokshi.
Top Channel