Nuk ftohet në dasmën mbretërore, reagon Trump

30/01/2018 12:16

Edhe pse nuk është ftuar në dasmën e Princ Harry dhe Meghan Markle Presidenti i Sheteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nuk i mban inat çiftit.

Gjatë një interviste me Piers Morgan Trump u përgjigj se dëshiron që Princ Harry dhe Meghan të jenë të lumtur pasi duken shumë bukur së bashku.

I pyetur për deklaratat e disa viteve më parë të Meghan kundër Trump, ai u përgjigj se pavarësisht të gjithave sërish dëshiron që ata të jenë të lumtur.

Top Channel