NBA, komediani kryen nxehjen me basketbollistët (Video)

30/01/2018 15:12

Në ndeshjen e NBA-së mes New Orleans dhe Houstonit u vu re një episod vërtet argëtues. Një person i veshur me uniformën e Pelicans hyri në parket dhe filloi të bëjë nxehjen bashkë me basketbollistët e tjerë, pa u vënë re nga askush.

Madje u arrit deri aty sa dikush i dha një top për të bërë një gjuajtje, moment të cilin ai e shfrytëzoi, edhe pse në videon e publikuar nuk duket nëse ishte i saktë apo jo.

Vetëm më vonë u mësua se autori i kësaj shakaje ishte humoristi Tony Roberts, i cili ndodhej në New Orleans për të marrë pjesë në një program televiziv.

E gjithë kjo histori e këndshme përfundoi me ndërhyrjen e një punonjësi të sigurisë, që e detyroi humoristin të ulej në vendin e tij, duke e qortuar. Imazhet tashmë kanë pushtuar rrjetet sociale, me miliona persona që janë argëtuar vërtet me këtë episod.

Top Channel