Motrat Hadid pozojnë nudo për revistën Vogue

30/01/2018 10:14

Gigi dhe Bella Hadid janë dy motrat modele më të paguara në botë.

Karriera e tyre ka ngjitur shkallët me shpejtësi duke qenë se të dyja kanë sfiluar për agjensitë më me emër në botë.

Tashmë ka ardhur radha e revistës VOGUE ku supermodelet kanë pozuar së bashku të zhveshura në një foto bardh e zi.

Por Bella dhe Gigi e kanë nisur karrierën e tyre duke ndikuar nga pasioni më shumë se sa nga pasuria, sepse edhe pa qenë në botën e modelingut dy supermodelet ishin mjaftueshëm të pasura pasi ato janë janë fëmijët e supermodeles holandeze Yolanda Foster dhe biznesmenit miliarder palestinez Mohamed Hadid, 69 vjeç.

Në një intervistë për Vogue Gigi tha se Bella është një nga njerëzit e saj më të shtrenjtë.

Prej dy vitesh supermodelja është në një lidhje me yllin britanik të One Direction Zayn Malik

Karriera e dy motrave është mjaft e suksesshme pasi ato kanë kontratë me IMG, kanë sfiluar për Victoria’s Secret për të dytin vit rradhazi dhe kanë pozuar për shtëpi të ndryshme të modës, më me emër si Dior, Chanel, Givenchy dhe Miu Miu.

Top Channel