Klajdi Haruni tatuazh special me “zërin” e babait

30/01/2018 22:48

Secili prej nesh ka dëshirë që prindërit ti ketë gjithnjë pranë, në çdo moment të jetës.

Por prania e tyre, aq më tepër kur je personazh publik, jo gjithmonë është e mundur.

Ndaj shpesh na duhet të bëjmë një zgjedhje për t’i ndjerë ata pranë atëherë kur jemi larg.

Klajdi Haruni është këngëtari,  i cili e ka gjetur mënyrën për të pasur gjithnjë pranë njeriun e tij të dashur, babain.

Këngëtari ka postuar një foto në rrjetin social Facebook ku tregon se në krahun e tij ka bërë një tatuazh me një dedikim special: “Unë e dua muzikën , melodinë , por për mua ska melodi më të bukur se zëri tënd…Te dua bab“.

Top Channel