Drejtuesit e një prej organizatave kryesore lobuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se Kina po përgatitet për mundësinë e një lufte tregtare me Uashingtonin, duke rrezikuar edhe kompanitë e vendeve të tjera.
Kina shtroi tapetin e kuq për Presidentin Donald Trump gjatë vizitës së tij vitin e kaluar, kur palët nënshkruan marrëveshje biznesi me vlerë 250 miliardë dollarësh. Por vetëm disa javë më pas, thotë Zëri i Amerikës, kreu i Shtëpisë së Bardhë po shton presionin tregtar ndaj Pekinit.
Presidenti Trump ka ndërmarrë tashmë masa të forta ndaj kompanive të telekomunikacionit apo paneleve diellore, si dhe priten masa të tjera tregtare në të ardhmen. William Zarit, kryetar i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kinë, thotë se askush nuk dëshiron një luftë tregtare, por shton se Pekini po planifikon tashmë se si reagoje ndaj masave tregtare të Uashingtonit.“Do të ketë me siguri një kundërpërgjigje”, citon Zëri i Amerikës, Zarit.
Kina mund të kundërpërgjigjet ndaj sektorëve me domethënie politike, si p.sh. bujqësia dhe linjat ajrore, sektorë ku ofroi mbështetje të fortë për Trumpin gjatë zgjedhjeve.
Top Channel