![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/e0a87434-0bc3-4761-bee6-98df306b32b0_w1023_r1_s_hd-800x450.jpg)
12/02 22:08
Qeveria irlandeze ka rënë dakord të mbajë një referendum në fund të majit, për të vendosur mbi reformimin e ligjit mbi abortin, që është pothuajse totalisht i ndaluar.
Votimi do të vendosë nëse do të shfuqizohet një amendament kushtetues, që në mënyrë efektive ndalon përfundimet e parakohshme të shtatzënive.
Aktualisht aborti lejohet vetëm kur jeta e një gruaje është në rrezik, por jo në rastet e përdhunimit, incestit ose abnormalitetit fatal të fetusit.
Kryeministri Leo Varadkar ka premtuar se do të bëjë një fushatë për të fituar mbështetjen e publikut, për realizimin e kësaj reforme.
Top Channel