
Ishte një nga fituesit më të mëdhenj të Grammy Awards 2018, por vendosi të mos marrë pjesë në event.
Bëhet fjalë për Ed Sheeran i cili ishte i nominuar për disa çmime prestigjoze si dhe u shpall fitues i Best Pop Vocal Album dhe Best Solo Performance për singëllin e tij Shape Of You.
Por Ed Sheeran nuk ishte i pranishëm për të tërhequr çmimin, gjë e cila zhgënjeu shumë fansat e tij.
Por 26-vjeçari ka vendosur të flasë për mungesën e tij në event nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram duke shkruar : “U zgjova nga lajmet se kam fituar Grammys mbrëmë. Faleminderit. Shumë dashuri për të gjithë.”
Top Channel