24/05 15:52
Pas 7 vitesh duket se mbrëmjen e sotme Interi do të humbasë shërbimet e mbrojtësit japonez Nagatomo.
Mediat italiane shkruajnë se zikaltrit janë pranë një marrëveshje me skuadrën turke të Galatasaray-t. Nagatomo do të kalojë në Turqi në formë huazimi me të drejtë blerje prej 7 milionë eurosh.
Ndërkohë një tjetër lojtar pritet të lërë zikaltrit në këtë merkato janari. “SkySport” në Itali shkruan se Brozovic është së bashku me agjentin e tij Miroslav Bicanic dhe janë duke diskutuar një kalim të mundshëm të mesfushorit kroat te Sevilla në La Liga.
Top Channel