Zaimina Vasjari sjell në jetë vajzën e saj Khloe

29/01/2018 21:19

Këngëtarja shqiptare, Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë bukuroshja në rrjetin social Instagram ku ka postuar një foto të dorës së vogëlushes, emiri i së cilës është Khloe, në takimin e saj të parë me babain, Klodian Asllani.

Krah fotos Zaimina shkruan “Khloe 29.01.2018. Faleminderit nga zemra!”,

Pak ditë më parë këngëtarja publikoi foto me barkun e rrumbullakosur, krah së cilës qëndronte bashkëshorti i saj.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel