Rita Ora, sa siklet me fustanin

29/01/2018 13:25

Një ndër artistet e veshura më mirë në ceremoninë e Grammy Awards është padyshim edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, e cila sërish ka arritur të tërheqë vëmendjen e mediave të huaja.

Bukuroshja 27 vjeçare u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të gjatë të zi, me një të çarë që i zbulonte këmbët.

Por pikërisht kur ishte duke pozuar në tapetin e kuq këngëtarja shqiptare u bë pjesë e një incidenti, pasi e çara e fustanit i nxori në pah edhe të brendshmet e saj të zeza.

Por duket se një gjë e tillë nuk e ka shqetësuar Ritën e cila ka vijuar tu buzëqeshë aparateve fotografike në Madison Square Garden.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA