“Messi-Ronaldo, 21-20”

29/01/2018 11:44

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi shënoi golin e tij të 21-të nga goditjet e dënimit, në takimin e zhvilluar mbrëmjen e së dielës, për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij përballë Alavesit.

Goli i minutave të fundit nga Messi, jo vetëm vulosi fatin e takimit në favor të katalanasve 2-1 ndaj Alaves, por i dha “pleshtit” argjentinas edhe avantazhin përballë rivalit të përjetshëm të tij, Cristiano Ronaldo, sa u përket golave nga goditjet e dënimit.

Në ndeshjen e së dielës, Messi shënoi me një goditje ekzakte në minutën e 84-t, për t’iu dhënë fitoren kryesuesve të La Ligës në “Camp Nou”. Ky ishte goli i 21-të në karrierë për të, duke i dhënë argjentinasit “primatin” mbi këtë statistikë, që kur “Opta” nisi regjistrimin e të dhënave në sezonin 2003-2004.

Messi dhe ylli i Realit të Madridit, Ronaldo ishin në kuotë të barabartë me nga 20 gola nga goditjet e dënimit përpara kësaj jave, por nëse portugezi shënoi dy herë me 11-metërsha në sfidën e “Los Blancos”-ve përballë Valencias, Messi shënoi vetëm një por me një tjetër lloj topi të ndaluar, në një distancë më të largët sesa 11 metra.

Ndeshja e së dielës shënoi një tjetër rekord për 30-vjeçarin Messi, i cili luajti ndeshjen e 200-të në “Camp Nou”, vetëm në sfidat e La Ligës. Leo ka shënuar 211 gola dhe ka dhënë 74 asiste gjatë këtyre 200 përfaqësimeve.

Fitorja e Barçës riktheu distancën prej 11 pikësh ndaj Atletico Madrid në krye të La Ligës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA