Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, më shumë politikanë mes 23 kandidatëve

29/01/2018 15:13
Anëtarët e Komitetit të fundit Ekzekutiv të FSHF-së

Rreth një javë nga data e Asamblesë Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit, që do të mbahet më 7 shkurt në Durrës, Top Channel ka mësuar 23 kandidatët në garë për 9 vendet e Komitetit Ekzekutiv.

Ky është numri më i lartë i kandidatëve, gjë që tregon interesin e shtuar për të qenë pjesë e qeverisë së futbollit, sot kur futbolli nuk është më vetëm një lojë, por edhe një botë plot pushtet dhe parà.

Jo më kot, me sa duket, për herë të parë në këtë Asamble Zgjedhore ka më shumë njerëz që vijnë nga politika, apo janë në orbitën e saj si juristë e avokatë, sesa ka njerëz nga bota e sportit, si pedagogë apo trajnerë.

TCH publikon listën e kandidatëve dhe po ta shohësh me kujdes, bie në sy se të dytët pas politikanëve apo njerëzve pranë politikës, janë ata nga bota e ekonomisë: biznesmenë dhe admistratorë kompanish sigurimesh. Disa nga këta janë emra që pretendojnë të përsërisin mandatin e tyre, si për shembull zv.presidenti bankier Edvin Libohova, apo biznesmeni Lutfi Nuri, por edhe Abdyl Kuriu, Vasil Bici e të tjerë.

Ata që kanë lidhje me futbollin apo me sportin në tërësi janë vetëm 4 kandidatë. Për herë të parë, në këtë botë kryesisht mashkullore gjendet në listë një kandidate femër, e ajo është juristja Aldona Sylaj, e propozuar nga klubi i Tiranës.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA