IKMT aksion në Fier për rehabilitimin e Gjanicës
29/01/2018 09:53
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion në qytetin e Fierit për rehabilitimin e lumit Gjanica dhe qendrës së qytetit.
Sipas IKMT, do të prishen 19 objekte të shpronësuara dhe 5 të skualifikuara nga ALUIZNI. Për katër objekte do të përdoret lëndë eksplozive.
Top Channel