Cutrone, nuk je vetëm! Golat me dorë nga Maradona te… Messi

29/01/2018 19:18

Mbrëmjen e së dielës, Milani mposhti Lazion, duke arritur për herë të parë fitoren e tretë radhazi këtë sezon.

Por që kuqezinjtë të merrnin 3 pikë nga kjo ndeshje e vështirë nuk ka mjaftuar vetëm zemra dhe shpirti i transmetuar nga Gatusso, pasi një rol të rëndësishëm ka pasur edhe dora e Patrick Cutrone.

Sulmuesi i lindur në 1998 realizoi golin e parë të takimit, i cili në fillim u mendua se ishte një goditje e pastër me kokë, madje nuk pati asnjë kontestim nga lojtarët e Lazio-s, por nuk u kap as nga VAR.

Por sulmuesi i Milanit nuk është i vetmi që ka realizuar një gol të tillë, por është i fundit në linjën e gjatë të futbollistëve që kanë realizuar me dorë…

FOTO GALERI
6/9
Më 18 nëntor 2009, Henry dërgoi në Kupën e Botës Francën pasi shënoi me një prekje të dyfishtë të topit me dorë, duke eliminuar Irlandën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA