Brenda vilës 36 mln Euro të familjes Beckham

29/01/2018 20:28

Shumica e familjeve me fëmijë të vegjël nuk do t’i preferonin divanet ngjyrë kremi në shtëpinë e tyre, por kjo nuk përbën asnjë problem për Victoria Beckham, nënë e katër fëmijëve, fanse e dekoreve elegante.

Bashkëshortja e ish-futbollistit të famshëm, poston vazhdimisht foto në llogarinë e saj në Instagram të vilës 35 milionë Euro në Londër, të cilën e ndan me David, 6 vjeçaren Harper, Romeo, 12 vjeç, Cruz, 15 vjeç, dhe Brooklyn, 18 vjeç.

Video më e fundit e publikuar në Instagramin e Victorias, tregon Cruz duke përgatitur petulla në kuzhinë, ku mbizotëron ngjyra e zezë, dhe në sfond dallohet një ekspres kafeje prej 2,700 paund.

Ndërkohë disa foto të tjera tregojnë një vatër zjarri mermeri, si dhe fëmijët Beckham duke luajtur në një tendë në kopshtin e tyre me drita “zanash”.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel