
24/02 18:37
Aldison Belulaj, i cili qëlloi me armë zjarri mesditën e të dielës së kaluar 21-vjeçaren Arjela Murataj para portës së Fakultetit të Mjekësisë, ka ndërruar jetë në ambientet e Spitalit të Traumës.
Pasi qëlloi me studenten e juridikut, Aldison Belulaj qëlloi edhe veten në një tentativë për t’u vrarë, por pas një jave në reanimacionin e Spitalit të Traumës, ku ndodhej në gjendje kome, 23-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagës së marrë dhe ka ndërruar jetë.
Ngjarja e një jave më parë, u cilësua si një krim pasioni, ku shkak mbeti refuzimi i vajzës për të pasur një lidhje me djalin.
Top Channel