Qasja negative e partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ndaj ligjit për gjuhët mund të zgjasë procedurat, por nuk mund ta ndalë miratimin përfundimtar te tij. Kështu u shpreh deputeti i BDI-së Artan Grubi në një intervistë telefonike për Top Channel.

‘Dorëzimi i mbi 30 mijë amendamenteve nuk paraqet asgjë përveçse një përpjekje për ta bllokuar barazinë e gjuhës shqipe me atë maqedonase, por edhe për të bllokuar proceset reformuese të Kuvendit. Mendoj se kjo përpjekje e VMRO-DPMNE mund ta zgjasë procedurën për miratimin përfundimtar të ligjit për gjuhën, por nuk mund ta ndaloje atë’, u shpreh Artan Grubi.

Ai shtoi me tej se po përpiqen të gjejnë mënyrat për tejkalimin e kësaj bllokade administrative që po përpiqet të vendose VMRO-DPMNE.

“Po kërkojmë mënyrat që ta tejkalojmë këtë bllokadë administrative që po përpiqet të vendose VMRO-DPMNE. Ndërsa nuk rrezikon miratimin e ligjit të gjuhëve ajo rrezikon proceset reformuese të Republikës së Maqedonisë”, u shpreh Grubi.

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE kundërshton ashpër miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, më saktë përdorimin zyrtar të shqipes në Maqedoni. Deri tani kjo parti ka paraqitur mbi 30 mijë amendime për ligjin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA