Robert De Niro shfaqet i rinuar (FOTO)

28/01/2018 11:33

Robert De Niro duket shumë i ri dhe më në formë se kurrë për rolin në filmin e tij të ri.

Aktori 74-vjeçar po xhiron skenat e filmit “The Irishman” në Bruklin të Nju Jorkut dhe u pa shumë i rinuar me një kostum kaf.

Filmi “The Irishman” është projekti i radhës ku De Niro bashkëpunon me regjisorin Martin Scorsese. Më parë, ata kanë punuar bashkë në filma të famshëm si “Goodfellas”, “The King of Comedy”, “Cape Fear” dhe “Raging Bull”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel