Mimi Kamhi Ergas Faraxhi, e pagëzuar me emrin Drita, është 75 vjeç dhe aktualisht jeton në Kili. Por ajo ka lindur në Shkodër dhe është vajzë e një familjeje hebreje. Që në vitin 1943 prindërit e saj gjetën strehim të përkohshëm në një familje shkodrane.

Mes emocionesh, ajo tregon disa detaje të jetës në qytetin e Shkodrës, duke iu referuar rrëfimeve të mëvonshme të prindërve të saj.

“Mbaj mend prindërit, të cilët më kanë treguar që kam lindur në Shkodër dhe rikthimi im këtu është si imagjinatë. Madje, edhe pse fëmijë më kujtohet fort mirë se një nga djemtë e familjes shurdho martohej dhe na ftuan në dasmë dhe me si familje. Fëmijët i futën në një dhomë, ndërsa mamaja ime këndonte këngë italiane në një dhomë tjetër, ku kishte vetë gra, sepse nuk ishte e lejuar që burrat dhe gratë të ishin bashkë”, shprehet Mimi Kamhi Ergas Faraxhi.

Gruaja tashmë në moshë, por e larguar nga Shkodra në moshë fare të vogël promovoi librin me subjekt pikërisht jetën e saj dhe familjes me titullin “Jeta ime nën pushtimin nazist”.

Në muzeun “Marubi” në Shkodër ajo u takua me përfaqësuesin e familjes pritëse në Shkodër Ahmet Shurdha, që u hapi derën në ato vite dhe i bëri pjesë të familjes.

73 vjet më parë, në 27 Janar 1945 u çlirua kampi i përqendrimit të Auschwiz-it duke i dhënë fund një akti tragjik dhe të shëmtuar në historinë botërore: Holokaustit, gjatë të cilit u shfarosën në mënyrë sistematike 6 milionë hebrenj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA