Napoli rimerr kreun në Serie A

28/01/2018 17:54

Napoli u rikthye në krye të renditjes në serinë A, pas një fitoreje të bukur me përmbysje ndaj Bologna-s që mundëson vendin e parë të vetëm.

Skuadra mike surprizoi tifozët në “San Paolo” me një gol të Palasios, por jugorët arritën të barazojnë kur detyruan Mbaje të shënonte në portën e tij. Skuadra e trajnerit Sarri nuk bëri një lojë ekzaltuese, por arriti të marrë avantazhin me një penallti të finalizuar nga Mertens.

Ishte sërish sulmuesi belg që blindoi fitoren me një të djathtë të bukur që nënshtroi Bologna-n. Me këtë sukses, Napoli rimerr kryesimin me vetëm 1 pikë më shumë se Juventus.

Inter formalizoi ndeshjen e 9 radhazi pa fitore dhe këtë radhë ndalesa ishte më e hidhur në një moment kur askush nuk e priste. Zikaltërit barazuan 1-1 në fushën e Spal, në një ndeshje ku vendasit shënuan të dy golat. Fillimisht ishte autogoli nga Vikari që prishi ekuilibrat dhe në minutën e 90 Paloski barazoi për vendasit. Për Interin një nisje kaq e keqe nuk regjistrohej prej vitit 2012.

Top Channel