Njihet si një ndër femrat më provokuese në klipet që realizon dhe këtë e ka vërtetuar edhe në klipin e saj më të fundit në bashkëpunim me këngëtarin Maluma.

Bëhet fjalë për Shakirën dhe videoklipin e këngës “Trap” i cili ka vetëm pak orë që është publikuar në Youtube.

Ajo çfarë bie në sy në klip janë skenat provokuese në dush.

Bashkëpunimi midis Shakirës dhe Malumës vjen pas suksesit të parë të këngës “Chantaje”.

Kënga më e re e cila bën pjesë në albumin e fundit të Shakirës “El Dorado”, flet për një vajzë , rolin e së cilës e interpreton Shakira, së cilës i është thyer zemra, por megjithatë Maluma nuk heq dorë duke i kërkuar një shans tjetër.

Top Channel