Modelet e preferuara të flokëve të Nicole Kidman

27/01/2018 11:26

Flokët e aktores së famshme të Hollywood, Nicole Kidman admirohen nga femrat në të gjithë botën.

Është një nga aktoret më të bukura dhe të dashura të Hollywood dhe flokët e saj bjondë e me kaçurrela preferohen shumë.

Sfida e fundit e aktores ishte gjatë parakalimit në tapetin e kuq në ceremoninë e Sag Awards 2018, Los Anxhelos.

Nicole preferoi një fustan të Armani Prive ngjyrë bronzi me flokët e kombinuara bukur me onde të mbledhura pas nga parukjerja Kylee Heath, e preferuar nga shumë artiste.

Rezultati ishte i dukshëm pasi Nicole u vlerësua për zgjedhjen e saj, i cili kopjohet nga fansa në mbarë botën.

FOTO GALERI
8/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA