Dalin në dritë detaje të reja nga vdekja e këngëtares Dolores O’Riordan
27/01/2018 12:31
Këngëtarja irlandeze, Dolores O’Riordan ndoshta ka vdekur si pasojë e overdozës së ilaçeve të dhëna nga farmacistët.
Lajmin e ka publikuar “Santa Monica Observer”, sipas së cilës policia ka gjetur pranë trupit të këngëtares një sasi të madhe ilaçesh.
Dolores O’Riordan ndërroi jetë në 15 janar në moshën 46-vjeçare.
Sipas shkrimit të publikuar mendohet se e njëjta drogë ka shkaktuar edhe vdekjen e Princit dhe ndoshta edhe të Tom Petty.
Para se të dalin në një prenoncim autoritetet presin rezultatet e ekzaminimit toksikologjik, por nuk mund të përjashtohet edhe mundësia e vetëvrasjes.
Top Channel