Prishtinë, ajri i ndotur mbyll në shtëpi banorët

26/01/2018 22:40

Ajri i ndotur duket se do të lërë në shtëpi banorët e Prishtinës dhe qyteteve të tjera të rajonit.

Kreu i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të mos dalin jashtë për shkak të rrezikut nga ajri i ndotur. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Morina parlajmëroi banorët e Prishtinës, Shkupit, Tetovës, Bitolit dhe Sofjes që të reduktonin daljet mbrëmjen e së premtes.

Nuk është hera e parë që rajoni preket nga një problem i tillë gjatë këtij muaji.

Që prej fillimit të janarit ka pasur paralajmërime të vazhdueshme për nivele alarmante të ndotjes në ajër.

Top Channel