Kundërshtari me flluska te këmbët, Federer kalon në finalen e Australian Open (Foto)

26/01/2018 17:16

Roger Federer ka arritur finalen e Australian Open dhe të dielën do të përballet me kroatin Marin Cilic në një “remake” të finales së Uimbëlldonit të vitit 2017.

Gjithçka e lehtë për zviceranin, i cili mposhti koreano-jugorin Chung, surprizën e turneut. Aziatiku nuk arriti ta përfundojë takimin për shkak të dhimbjeve që i jepnin flluskat te këmbët. Gjithsesi, Federer po e dominonte përballjen dhe pas një ore lojë rezultati ishte 6-1 dhe 5-2 për zviceranin.

Kjo është finalja e 30 në një Grand Slam për Roger Federer, i cili do të mundohet të bëjë të vetin titullin e 20. Nga këto tituj, 5 i ka fituar në Australian Open.

FOTO GALERI
5/23

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA