Abazaj ndëshkon Skënderbeun “e tij”. Fiton Kamza, barazon Teuta

26/01/2018 15:11

Pas thuajse një muaji pa ndeshje zyrtare dhe me sytë te faza përgatitore e merkatoja, skuadrat e Kategorisë Superiore janë impenjuar sot në javën e 17.

Në ndeshjet që u luajtën pas mesdite dhe që u mbyllën pak minuta më parë, spikat humbja e Skënderbeut 2-0 në Gjirokastër, përballë Luftëtarit vendas.

Pjesa e parë regjistroi golin e Kristal Abazaj, sulmues që si për ironi të fatit ka arritur në parim akordin me korçarët dhe do të luajë me ta në fund të sezonit. Në pjesën e dytë, kur Skënderbeu mbeti në inferioritet numerik si pasojë e ndëshkimit të Radas me karton të kuq, për ndërhyrje të ashpër dhe ofendim ndaj tifozëve, Luftëtari përfitoi më së miri për të shënuar edhe golin e dytë, me të njëjtin autor.

Kamza e mbylli në avantazh 1-0 pjesën e parë kundër Laçit, me golin e hershëm të Ymerajt, që në minutën e dytë të lojës. Në të dytën, kurbinasit barazuan momentalisht nga 11-metërshi me Reginaldon, por kamzalinjtë shënuan edhe dy gola të tjerë me autorë Imerin dhe Mehmetin.

Në ndeshjen e parë të vitit 2018, Teuta barazoi 2-2 ndaj Lushnjes. Avantazhit të lagunarëve me Cankën iu përgjigjën Beqja dhe Çyrbja me penallti në pjesën e parë. Por lushnjarët nuk u dorëzuan dhe gjetën sërish rrugën e golit me anë të sulmuesit Sefa. Për t’u shënuar gjithashtu, përplasjet e atyre pak tifozëve lushnjarë me Policinë e Durrësit.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA