Të lësh “smartphone”-n sot është bërë po aq e vështirë sa të lësh duhanin. Shumë përpara “iPhone”-ve, ishte cigarja mikja më e mirë e duarve nervoze. E përpara “Facebook”-ut, ka qenë duhani ai që premtonte t’i jepte ngjyrë jetës sociale të individit.
Tani gjërat kanë ndryshuar. Sigurisht teknologjia nuk t’i zverdh dhëmbët, nuk do të shkaktonte emfizemë pulmonare apo kancer. Por, mjaft njerëz janë të shqetësuar se varësia nga pajisjet “e zgjuara” po e dëmtojnë ndjeshëm shëndetin e tyre mendor.
Cal Neëport, autor i librit “Vepër e thelluar: Rregullat për sukses të përqëndruar në një botë hutimi”, zhvilloi një eksperiment dixhital me mijëra ndjekës të blogut të tij, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, “Time To Log Off” ka drejtuar një fushatë 30-ditore dezintoksikimi dixhital.
Edhe në Silicon Valley, njerëzit kanë nisur t’i fshijnë njoftimet që u tërheqin vëmendjen vazhdimisht, nuk i mbajnë “smartphone”-t në dhomat e tyre të gjumit, ose i bëjnë më pak tërheqëse ngjyrat e ekraneve të tyre, duke zgjedhur grinë.
Kompanive të mëdha të teknologjisë do t’u duhet tani të bëjnë llogaritë me këtë brez të ri “të larguarish”.
“Facebook” është i pari që përqafoi publikisht këto përpjekje, duke shpresuar se masat e tij të fundit për të ulur nivelin e memes, markat dhe lajmet nga njoftimet, do ta bëjnë rrjetin social të jetë sa më familjar, e të mbushur me mesazhe nga të afërm dhe miq që t’i inkurajojnë njerëzit të qëndrojnë në këtë platformë.
“Apple”-t po i kërkohet ndërkohë të krijojë një “softëare”, i cili t’iu ofrojë prindërve mundësinë që t’ua kufizojnë fëmijëve të tyre përdorimin e celularit. Fushatat mbi rrezikun, që ky zhvillim i shpejtë i teknologjisë ka në raport me depresionin dhe probleme të tjera të shëndetit mendor, janë duke u shtrirë gjithmonë e më shumë, e ndoshta nuk do të jetë e largët koha kur të mbërrijnë në nivelin e betejës kundër duhanit.
Top Channel