Starship hyn në orbitë për herë të parë, pavarësisht defektit të motorit dhe përfundon misionin me shpërthim në Paqësor
Instagram vazhdon të pasurohet me funksionalitet të reja për të stimuluar kreativitetin e përdoruesve të saj.
Tashmë në Stories vijnë edhe ngjitësat e animuara të formatit Gif. Mund të zgjidhni mes atyre që janë në tendencë apo që kanë të bëjnë me një temë të caktuar.
Kjo risi është e disponueshme për përdoruesit e iOS dhe Android, ndërsa aplikacioni në pronësi të Facebook vazhdon të testojë dhe opsione të tjera.
Eksperimenti i fundit, i publikuar nga WABetaInfo, ka të bëjë me një funksion “anti-spiun” klonuar nga rivali i Snapchat. Instagram në praktikë mund tu bëjë të ditur përdoruesve kur Stories e tyre “regjistrohen” nga dikush apo ruhen si “screenshot” në celular. Për momentin testi është i brendshëm, por mund të kalojë për të gjithë.
Top Channel