Çmendet portieri: kap topin dhe shkelmon të pasmet e kundërshtarit (Video)

25/01/2018 16:52

Ross Fitzsimons është portieri i Notts County, skuadrës që luan në League Two të Anglisë.

Në ndeshjen ndaj Crawley u bë protagonist i një episodi qesharak dhe të çmendur në të njëjtën kohë. Në minutën e 95 të ndeshjes, kur rezultati ishte 1-1, pasi kapi krosimin që erdhi nga goditja e këndit, vendosi të shkelmonte në të pasme një nga kundërshtarët e tij.

Rezultati? Arbitri i nxori kartonin e kuq portierit dhe akordoi 11-metërsh për Crawley, që fitoi ndeshjen 2-1.

Top Channel