Bebe Rexha renditet e para në aplikacionin “iTunes”

25/01/2018 14:45

Duket se sukseset për këngëtaret shqiptare, të cilat karrierën e tyre e kanë ndërtuar jashtë vendit, nuk kanë të sosur.

Këtë herë bëhet fjalë për Bebe Rexhën, e cila ka shënuar edhe një tjetër sukses në muzikë.

Bebe ka postuar një foto në rrjetin social Instagram ku bën me dije se ka arritur të shënojë shifra rekorde me klikime dhe shitje në shumë platforma, duke u renditur e para në aplikacionin “iTunes”.

Pas Bebe Rexhës renditen këngëtare të tjera të famshme si Camila Cabello, Cardi B, Halsey, Keala Settle dhe Taylor Swift.

Yesss sirrrr awesomeee ?

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA