Albana Osmani në objektivin e Fadil Berishës në New York
25/01/2018 14:31
Do të prezantojë në Misionin e Shqipërisë pranë OKB ditën e premte nismën e saj “Ti je një luledielli”, por ka përfituar për tu ndalur edhe në studion e fotografit të famshëm shqiptar Fadil Berisha në New York.
Moderatorja e Top Channel, Albana Osmani, pasi ka realizuar disa foto për fushatën e saj të bamirësisë, i ka dhënë vetes një tjetër kënaqësi, disa foto nga duart e mjeshtrit Fadil Berisha.
Në fotot e realizuara moderatorja shfaqet e transformuar totalisht, me flokë të shkurtra dhe me balluke të zeza ndërsa buzët i ka bërë të kuqe.
Albana Osmani ka publikuar në rrjetin social Instagram një nga fotografitë e setit, ku shfaqet mahnitëse me një fustan të zi të gjatë dhe transparent.
Top Channel