Vdes heroina e “We Can Do It”

24/01/2018 10:13

Amerikania Naomi Parker Fraley, “modelja” që inspiroi postein e “Rosie the Riveter” dhe slogani i saj “We Can Do It!”, ëmblemë e luftës femërore, ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare.

Posteri me ngjyra të gjalla tregon një grua të re me veshje pune, që tregon forcën e bicepsit dhe thotë se: “Mund t’ia dalim”.

Në SHBA u shfaq në vitin 1943, për tu arkivuar më pas në vitet e para ’80, posteri u bë flamur i emancipimit të grave që po zëvendësonin burrat në fabrika. Ai u kopjua, imitua, madhe dhe u ironizua mijëra herë.

Naomi Parker Fraley ka injoruar deri në vdekjen e saj të shtunën që ka qenë inspirimi i mundshëm i dizenjatorit J. Howard Miller. Për shumë kohë, një tjetër punëtore, Geraldine Hoff Doyle, kishte qenë gabimisht “modelja” e vizatimit. Por në 2010, u zbulua misteri nga Universiteti amerikan i Seton Hall. Ka qënë një portret shtypi i 1942 me foton e Naomi Parker Fraley që ka “ndezur” idenë për të.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA