Rossi i pafat, dëmtohet sërish

24/01/2018 00:22

Giuseppe Rossi u rikthye në Serinë A në muajin dhjetor dhe nënshkroi me Genoan një kontratë që e lidh deri në fund të sezonit, duke qenë se ishte një lojtar i lirë.

Gjithsesi, edhe në këtë rikthim të ri, Rossi duket se vijon të ndiqet nga fati i keq, pasi ka pësuar një tjetër dëmtim.

Sulmuesi italian ka braktisur stërvitjen e të shtunës, për shkak të dhimbjeve të shumta dhe pikërisht për këtë arsye, nuk ka marrë pjesë as në ndeshjen me Juventusin, luajtur mbrëmjen e të hënës.

Vizitat e para flasin për një dëmtim që do ta mbajnë Rossin rreth 20 ditë jashtë fushave të lojës, ndonëse do të zhvillohen vizita të tjera në ditët në vijim, për të parë më mirë shkallën e lëndimit.

Dëmtimet janë kthyer në një makth për Rossin, që asnjëherë nuk ka arritur të krijojë vazhdimësi në lojë, për shkak të problemeve shumë të shpeshta fizike.

Top Channel