Dihet tashmë që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm, megjithatë shpeshherë e anashkalojmë për efekt kohe.

Kuzhinieri Amarildo Lala vjen me dy receta të shpejta mëngjesi, të cilat mund të përgatiten sa hap e mbyll sytë, kështu që nuk do keni më justitikime për të dalë nga shtëpia pa konsumuar mëngjesin.

Krahas recetës së “pancakes” apo petullave amerikane brumin e të cilave mund ta përgatisni disa ditë para dhe ta lini në frigorifer, Amarildo përgatit recetën e famshme të bukës me vezë, larg asaj tradicionales me të cilën jemi mësuar.

Për përgatitjen e kësaj recete krahas vezëve që janë produkti bazë, shtojmë gjithashtu qumësht, turmenik, mjalt, banane, kripë, piper dhe pakëz va ulliri.

Si fillim shtojmë në një tas të thellë një lugë vaj ulliri , turmenik, dhe vezët. I përziejmë të gjitha bashkë duke shtuar pak kripë, piper dhe qumësht.

I përziejmë sërish të gjithë përbërësit. Në një tigan shtojmë pak vaj ulliri. Ndryshe nga receta tradicionale, duhet të tregohemi të kursyer me yndyrën pasi edhe masa që përgatitëm më lart, ka në përmbajtje vaj.

Me anë të një piruni zhysim fetat e bukës në masën e përgatitur nga të dyja anët dhe i kalojmë në tigan.

Fetët e bukës nuk do na marrin më shumë se 2 min kohë për t’u përgatitur.

Pasi i shikojmë që janë bërë nga të dyj anët, i shtrojmë në një pjatë duke i shtuar fetat e bananes dhe mjaltin.

Nëse francezët kanë recetën e tyre të mëngjesit që e cilësojnë si “French toast”, ne sapo krijuam tonën. Feta buke me vezë , mjalt dhe fruta.

 

Top Channel