Reagimi i mamasë dhe të dashurës së Ronaldos pas incidentit
24/01/2018 14:29
Ditën e dielë Cristiano Ronaldo u bë pjesë e një incidenti në fushë.
Ylli i Real Madritit mori një goditje në fytyrë nga Fabian Schar kur shënoi golin e dytë gjatë ndeshjes me Deportivo La Coruna.
Pamja e futbollistit të gjakosur në mes të fushës shkaktoi reagime në stadium, ndërkohë që të pranishme ishin e dashura dhe nëna e tij, Georgina dhe Dolores, të cilat nga fotot e publikuara duken shumë të trembura.
Edhe pse dëmtimi në fytyrën e Ronaldos ishte i thellë, ai menjëherë iu nënshtrua kujdesit të mjekëve të cilët morën situatën në kontroll dhe gjëndja e futbollisit 32-vjeçar u stabilizua.
Top Channel