Me pistoletë te Pediatria, policia shoqëron 3 persona
24/01/2018 14:48
Tre prindër fëmijësh të cilët ishin në radhë për të vizituar të vegjëlit te pediatria janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Sipas policisë, rreth orës 13.20 janë lajmëruar efektivët për konfliktin në ambientet e pediatrisë në QSUT.
“Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se brenda ambjenteve të spitalit kishte patur një konflikt midis 3 prindërve qe prisnin ne rradhe per te vizituar fëmijët. Njëri prej tyre është punonjës i nje Policie private konkretisht shtetasi A.C”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Ata janë shoqëruar në komisariat për sqarimin e rrethanave, pasi dy prindërit e tjerë pretendojnë se polici privat u ka treguar armën që mbante me vete.
Top Channel