24/05 15:52
Në shortin e kësaj të mërkure, në Lozanë të Zvicrës, Kosova do të bëjë pjesë në divizionin D, në bazë të rezultateve të fundit.
Kosova do të jetë pjesë e Grupit 3 bashkë me Maltën, Ishujt Faroe dhe Azerbaxhanin.
Ndërkohë që fqinjët tanë lindorë, Maqedonia do të jenë pjesë e Grupit 4 me Armeninë, Lihteshtenjin dhe Gjilbraltarin.
Fituesit e çdo divizioni do të kenë mundësi të kualifikohen drejtpërdrejt në Europianin e vitit 2020.
Skuadrat që renditen në fund të divizioneve A, B dhe C, zbresin një divizion më poshtë, ndërsa ato që janë fitueset e divizioneve D, C dhe B, ngjiten përkatësisht në divizionin pararendës.
Top Channel