“Gold Arena”

24/01/2018 23:05

Më datë 8 shkurt, te kompleksi “Dinamo” do të zhvillohet një event për boksin siç nuk e keni parë asnjëherë.

Elis Guri, kampion në mundje, tha: “Ideja ishte që të bënim diçka ndryshe. Një spektakël që t’i japim emër sportistëve. Do të jetë një bashkëpunim mes sportit dhe artit”.

Sipas organizatorëve të “Gold Arena”, qëllimi është që të vijnë grupe shoqërore, femra dhe njerëz që ta shijojnë si një spektakël të vërtetë.

Top Channel